Nehat Çitaku zgjidhet kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
Nehat Citaku
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK) ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor pas dorëheqjes së kryetarit Jeton Beqiri.

Në kuvend ishin të pranishëm 38 nga 42 përfaqësues të klubeve të FPPK-së, prej tyre 37 me të drejtë vote.

Për të parin e federatës kandiduan Jeton Oruqi dhe Nehat Çitaku, të cilët morën 17, përkatësisht 18 vota, ndërsa dy fletëvotime ishin të pavlefshme.

Të pranishëm në këtë kuvend ishin 37 delegatë nga 38 klube me të drejtë vote.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes, kryetari i ri Nehat Çitaku, u zotua për të punuar me nder në të mirë të sportistëve, klubeve dhe sportit të pingpongut.

Kuvendi zgjodhi edhe anëtarët e bordit ekzekutiv: Alma Mehmeti, Blerina Sallaj, Blerta Abazi, Feim Rama, Fitim Krasniqi, Gani Pireva dhe Qamil Vishaj.

Ndërsa plotësimi i numrit të plotë të anëtarëve të bordit me dy propozime nga kryetari dhe një përfaqësues të sportistëve do të bëhet në kuvendin e ardhshëm të federatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025