Në Stankaj të Rugovës u lirua një pronë e uzurpuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në Stankaj të Rugovës u lirua një pronë e uzurpuar
Ministria e bujq3esises1111
02/07/2026 - 15:39
Linku u kopjua

Vazhdoi lirimi i pronave të uzurpuara të Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, tha se çdo pronë e uzurpuar do t'i kthehet ministrisë, njoftoi MBPZhR.

Postimi i plotë i  MBPZhR-së:

MBPZhR vazhdon lirimin e pronave të uzurpuara të Institutit Bujqësor të Kosovës, në zbatim të vendimit të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka vazhduar sot zbatimin e vendimit të Ministrit, z. Armend Muja, për lirimin dhe rikthimin në posedim të ligjshëm të të gjitha pronave të uzurpuara që janë në administrim të Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK), si pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e pronës publike dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Në kuadër të këtij procesi, sot është liruar prona e MBPZhR-së – Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës, në zbatim të Marrëveshjes së Ndërmjetësimit nr. ND.nr.430/25, të datës 19.12.2025, të miratuar me Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Ky veprim përfaqëson vazhdimin e zbatimit të vendimit të Ministrit Armend Muja, sipas të cilit çdo pronë e Institutit Bujqësor të Kosovës që është uzurpuar ose shfrytëzohet pa bazë ligjore do t'i rikthehet posedimit të ligjshëm të Ministrisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përmes procedurave të rregullta ligjore.

MBPZhR do të vazhdojë me identifikimin, lirimin dhe mbrojtjen e të gjitha pronave në administrimin e saj, duke ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ligjor dhe administrativ për garantimin e menaxhimit të përgjegjshëm të pasurisë publike.

Ministria u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve të paautorizuar të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës që të respektojnë dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve kompetente, duke mundësuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e pasurisë publike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026