Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, si dhe zëvendësuesja e drejtoreshës së përgjithshme të ShSKUK-së, Narqize Arënliu- Hoxhaj, kanë vizituar të shtunën, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu përkrahjen e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillim të shërbimeve shëndetësore në këtë spital.
Drejtori mjekësor i Spitalit të Mitrovicës, Bashkim Hasani, prezantoi raportin 3 mujor të punës, duke njoftuar se për tre muaj janë trajtuar 2 mijë e 489 pacientë të spitalizuar, ku shërbimet shëndetësore i kanë ofruar 90 mjekë specialistë dhe 239 infermierë të profileve të ndryshme.
Sipas tij, e gjithë puna organizohet në 7 departamente mjekësore të fushave të ndryshme mjekësore.
Ajo tregoi disa prej sukseseve dhe sfidave të cilave i ka ky institucion, duke prezantuar shifrat e trajtimit të klientëve që kanë marrë shërbime mjekësore.
Kryesuesi i bordit drejtues, Naim Bardiqi dhe anëtarët e tjerë pas prezantimeve të raporteve, u interesuan për shërbime specifike, duke vënë theksin në zhvillim dhe avancim të mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.