Në Shqipëri inflacioni zbret në nivelin më të ulët, kjo është norma
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit zbriti në 2.1% në qershor 2024, nga 4.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur INSTAT.

Sipas INSTAT, në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet.

“Konkretisht, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0.72 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.42 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.27 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.07 pikë përqindje. Ndërkohë që çmimet në  grupet si  “Shërbimi arsimor” me 0.06, “Transporti” me 0.05  dhe “Argëtim dhe kulturë” u rritën nga 0.04 pikë përqindje në 0.06 pikë përqindje”, thekson INSTAT.

Krahasuar me muajin qershor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 3,4 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 3,3 %., raporton ATSh, transmeton KosovaPress.

Krahasuar me muajin Maj 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,1 %, pasuar nga “Transporti” me 0,4 %.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024