Në Shqipëri do të zhvillohet një tjetër mbledhje e UEFA-së
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Shqipërisë do të organizojë në Tiranë një tjetër mbledhje të UEFA-s të nivelit të lartë.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në selinë qëndrore të FSHF-së do të mbahet më 1 nëntor mbledhja e radhës e Komisionit të Medias së UEFA-s, me pjesëmarrjen e anëtarëve të bordeve të komunikimit nga Federata të ndryshme të Europës.

Në këtë mbledhje që do të drejtohet nga kryetari i këtij Komisioni, Armand Duka, do të diskutohen pika të rëndësishme për përmirësimin e komunikimit të Federatave anëtare të UEFA-s në të ardhmen.

Kjo është mbledhja e tretë për këtë vit që UEFA organizon në vendin tonë, pas asaj të 16 prillit me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore dhe mbledhja e “Grassroots Football Panel” më 7 maj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024