Në SHBA Rezerva Federale rrit normën bazë të interesit
Lexohet për: 2 min.
SHBA
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), sistemi bankar qendror amerikan, ka rritur me 0.25 pikë për qind normën bazë të interesit, duke vijuar kursin e saj më të moderuar.

Aktualisht, norma bazë e interesit është në rangun nga 4,5 deri në 4,75%, njoftoi dje në mbrëmje Rezerva Federale. Kjo është rritja e tetë radhazi dhe hapi më i vogël që nga marsi i vitit të kaluar.

Rezerva Federale e rriti normën bazë të interesit me 0,75 pikë përqindjeje disa herë, por ngadalësoi ritmin në fund të vitit të kaluar, me një rritje të normës prej 0,5 pikë përqindjeje.

Të dhënat e fundit tregojnë se inflacioni i lartë në ekonominë më të madhe në botë është në tërheqje.

Rezerva Federale ka qenë e ashpër në trajtimin e inflacionit të lartë, i cili shpesh ka qënë më i larti në dekada, në muajt e fundit, duke rritur normat e interesit me një ritëm të shpejtë.

Së fundmi, norma e inflacionit në SHBA vazhdoi të bjerë, një shenjë e sukseseve të para të politikës strikte monetare.

Në dhjetor, çmimet e konsumit u rritën me 6,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në nëntor, norma e interesit ishte 7,1%. Kjo ishte rënia e gjashtë radhazi e normës së inflacionit, por ajo është ende e lartë./DPA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024