Në prag të Ramazanit, kryeministri Kurti viziton xhamitë Pirinaz dhe Alaudin
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe Myftiu Naim Tërnava, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, vizituan sot xhaminë Pirinaz, një ndër më të vjetrat të Prishtinës, dhe xhaminë Alaudin, për të parë nga afër punën që është bërë pas renovimit të tyre.

E vjetër diku katër shekuj e gjysmë, xhamia Pirinaz, siç tha kryeministri, paraqet një pikë turistike jo vetëm për ata që jetojnë këtu, por në veçanti për ata që vijnë ta vizitojnë vendin tonë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka falënderuar Myftiun Naim Tërnava për mikpritjen dhe shoqërimin që i bëri për të parë punimet.

Mesazhi i Myftiut Tërnava për muajin e Ramazanit • KosovaPress

“Është vlerë e lartë kulturore, por edhe historike, meqenëse mësuam se pikërisht këtu Medresenë e ka përfunduar Hoxhë Kadri Prishtina dhe në këtë mënyrë paraqet edhe një rrëfim të rëndësishëm për historinë e kryeqytetit e të popullit tonë mbarë”, tha Kurti.

Kurti vizitoi edhe xhaminë Alaudin, e cila gjithashtu është restauruar së fundmi.

“Kjo vizitë është në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe në këtë Natë të Madhe, kur të gjithë përgatiten për agjërimin, i cili na bënë t’i përkushtohemi anës shpirtërore dhe na fisnikëron, të kemi mundësinë që të vijmë për një vizitë të këtillë shumë dashamirës dhe domethënëse. Andaj, Zoti ua bëftë kabull dhe ju dëshiroj agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve në këtë muaj të shenjtë, i cili fillon me ditën e nesërme”, tha ai.  

Në përfundim të vizitave, kryeministri Kurti dhe ministri Çeku u mirëpritën nga Myftiu Tërnava në selinë qendrore të Bashkësisë Islame të Kosovës për një bashkëbisedim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024