Në prag të 25 vjetorit të themelimit të PK-së organizohen gara sportive
Lexohet për: 2 min.
Gazmend hoxha
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në prag të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë edhe garat sportive në futboll të cilat po mbahen sot në Obiliq.

Në këtë organizim po marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Gazmend Hoxha, përfaqësues nga autoritetet komunale dhe menaxhmenti i PK-së.

Drejtori i Divizionit të Njësive Speciale, Amir Gërguri njëkohësisht kryesues i Këshillit Organizativ për aktivitet sportive për nder të këtij përvjetori, tha se më këtë organizim Policia e Kosovës tregon një anë tjetër të medaljes, përveç angazhimit dhe detyrave të tyre në terren.

Ai tha se pjesëmarrja e tyre në këto aktivitete tregon një anë të veçantë të tyre, për çka thotë se edhe policët si qytetarë të Kosovës mund ta tregojnë veten në këto sporte.

Gërguri potencoi se janë në proces të anëtarësimit të klubeve në shah, xhudo, volejboll e sporte të tjera.

Përveç kësaj, ai nënvizoi faktin se kanë arritur të krijojnë shoqatën sportive të Policisë së Kosovës.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024