Në Pejë u mbajt Turneu Memorial i Boksit "Faruk Kaliqani"
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në Pejë u mbajt Turneu Memorial i Boksit "Faruk Kaliqani"
New Project (17)
09/05/2026 - 19:24
Linku u kopjua

Klubi i Boksit “A.P. Peja” organizoi më 9 maj edicionin e dytë të Turneut Memorial të Boksit “Faruk Kaliqani”, një aktivitet sportiv që po shndërrohet në traditë në nderim të figurës së njohur të boksit.

Turneu u zhvillua në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë, ku u mbajtën gjithsej 11 duele. Përveç përballjeve të turneut, në program u përfshinë edhe pesë meçe të mbetura nga Kampionati Individual i Boksit të Kosovës. Aktiviteti mblodhi boksierë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe pjesëmarrës nga Zvicra.

Gjatë dueleve, boksierët treguan nivel të lartë profesional, disiplinë dhe shpirt garues, duke dhuruar ndeshje cilësore për publikun e pranishëm.

Në përfundim të turneut, juria shpalli më të dalluarit:

Boksieri më i mirë: Elion Kryeziu – KB “A.P. Peja”

Tekniku më i mirë: Triumf Dobraj – KB “Fighter” Pejë

Çifti më luftarak: Ilir Beha – KB “Gollaku” Prishtina dhe Flodian Sumaj – KB “Fushë Kosovë”

Boksieri më perspektiv: Leonardo Magno – KB “Riazzino” Zvicra

Drejtësinë në ring e ndanë gjyqtarët Agim Tahiraj, Agim Shala, Fadil Bekteshi, Luan Krasniqi dhe Dalina Baraliu, ndërsa delegat i turneut ishte Halil Kurhasku.

Ky turne dëshmoi edhe një herë zhvillimin dhe rritjen e boksit në Kosovë, si dhe rëndësinë e organizimeve të tilla për promovimin e sportit dhe talenteve të reja.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026