Vrapimi i famshëm i demave, i mbajtur tradicionalisht në Pamplona të Spanjës, filloi sot pavarësisht protestave të aktivistëve të të drejtave të kafshëve.
Gara me dema është pjesë e festivalit nëntë-ditor të San Fermin që zhvillohet në qytet çdo vit nga 6 deri më 16 korrik.
Manifestimi më i famshëm i festivalit është "encierro" - vrapimi me dema nëpër rrugët e ngushta në qendër të Pamplona. Edhe pse çdo vit gjithnjë e më shumë pjesëmarrës lëndohen, rrugët janë ende plot me kërkues adrenalinë.
E para nga disa gara me dema do të zhvillohet të dielën. Festivali i kushtohet shenjtorit mbrojtës të Pamplonës, San Fermin dhe daton nga fundi i shekullit 16.
Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë vite që protestojnë dhe luftojnë kundër organizimit të garës së demave, por pavarësisht kësaj, festivali ende tërheq deri në një milion e gjysmë vizitorë nga e gjithë bota.
Festimi i San Fermin u popullarizua nga laureati i çmimit Nobel Ernest Hemingway në romanin e tij të vitit 1926 - "Dielli rilind".