Në orën 15:00 mbahet seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit për infermieret
Lexohet për: 1 min.
per-ruhanin-021122-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në ora 15 mbahet seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit të kërkuara nga Prokuroria Themelore në Pejë ndaj 3 të dyshuarave për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Qendrën për përkujdesje ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Në Qendrën e të moshuarve në Pejë “Orenda” ku edhe ndodhi sulmi ndaj të moshuarës edhe sot kanë vazhduar inspektimet, pasi inspektorë e zyrtarë nga Policia janë parë duke hyrë në objektin e kësaj qendre.

Ndërsa, e moshuara e cila është viktimë e sulmit sot është ekzaminuar në Spitalin Regjional të Pejës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025