“Ne nuk harrojmë”, protestohet kundër kthimit në rigjykim të rastit të vrasjes së Marigona Osmanit
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kundërshtuar sot përmes një proteste vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Protestuesit para Pallatit të Drejtësisë kanë mbajtur pankartat ”Ne nuk harrojmë”, “Drejtësi për Marigonën”, “Siguri dhe Drejtësi për gra”, duke shprehur kështu revoltën ndaj vendimit të Apelit.

Bjeshkë Guri, anëtare e Kolektivit, ka kritikuar vendimin e Apelit, duke thënë se gjykata asnjëherë nuk  adresoi çështjet më problematike në rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burg të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit. Guri thotë se përfshirja e motivit të vrasjes, e cila po ashtu është problematike në vetvete, nuk e përjashton se vrasja është kryer në mënyrë mizore.

Guri potencoi se rastin e Marigonës nuk do ta lejojnë që të zvarritet në gjykata dhe t'ua thellojnë dhimbjen familjarëve të saj.

Ajo ka përmendur se Marigona Osmani kishte të thyera 12 brinjë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj.

Ndryshe, 18-vjeçarja Marigona Osmani ishte vrarë në gusht 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaça. Në aktgjykim e Themelores u tha se Krivaça, më 21 e 22 gusht të dy vjetëve më parë, për motive të xhelozisë e me vetëdije, ka ushtruar dhunë ekstreme ndaj së ndjerës, me të cilën po bashkëjetonte në banesën e tij. Më 23 shkurt, Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar nga Themelorja për vrasjen e Marigona Osmanit./A.Zogaj/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024