Në mungesë të votave nuk kalon draftligji për regjistrin e pronarëve përfitues
Lexohet për: 1 min.
403406971_824017616147181_6750610689568206061_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në mungesë të votave ka dështuar të kalojë draftligji për regjistrin e pronarëve përfitues, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku po raporton ministrja Rozeta Hajdari.

Sipas Hajdarit, miratimi i këtij projektligji do të mundësonte rregullimin e një fushe tejet të rëndësishme në një instrument të vetëm ligjor.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku tha se kjo qeveri duke munduar të kontrollojë çdo gjë, po bie ndesh me ligjet.

Këtë e ka kundërshtuar ministrja Hajdari. Sipas saj kjo qeveri është duke punuar me parimet e transparencës dhe llogaridhënies.

Ndërsa, deputetja Bunjaku ja ktheu duke thënë se për transparencë mund të marrë pjesë në komisionin hetimor nga ora 13:00, duke shtuar se ministrja Hajdari po mundohet t’i ikë temës.

Në këtë komision pritet të shqyrtohet edhe projekt-rezoluta për raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022, dhe ku do të raportojë ministrja Rozeta Hajdari, për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024