Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, ku pikë e rendit të ditës ishte diskutimi rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit.
Shumica e deputetëve të opozitës kanë munguar në këtë mbledhje, ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni tha se për zgjidhjen çështjes së rezervave shtetërore është duke e bërë maksimumin, ndërsa sipas tij opozita duke mos qenë prezentë në mbledhje po tregon se nuk i intereson kjo çështje.
Me këtë rast, ka reaguar nënkryetarja e komisionit Valentina Bunjaku. Ajo tha se është hera e parë që opozita mungon në mbledhje të komisionit dhe se opozita ka pritur gati katër muaj.
Derisa deputeti Salih Zyba ka kërkuar evidencë të vijueshmërisë së deputetëve për të mos u etiketuar mbi bazën e pa përgjegjësisë./A.Drenica/