Disa incidente ka raportuar policia e Kosovës në veri të Mitrovicës gjatë së mërkurës dhe të enjten në orët e para të mëngjesit.
Policia ka bërë të ditur se në oborrin e një shtëpie janë hedhur dy shok bomba. Përveç shqetësimeve nga detonimi nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo dëme materiale.
Raporti i plotë:
Incidentet kriminale
Kodra e Minatorëve, Mitrovicë veri 07.12.2022, rreth orës 20:30, është raportuar se në oborrin e një shtëpie janë hedhur dy shok bomba, Përveç shqetësimeve nga detonimi nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo dëme materiale. Njësitë kompetente policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin.
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe zjarrvënie
Lagja e Boshnjakëve, Mitrovicë veri, 08.12.2022, 01:45; Është raportuar se në lokacionin lartcekur një automjet është kapluar nga zjarri. Njësitë policore dhe ato të zjarrfikësve iu janë përgjigjur rastit. Zjarri është lokalizuar ndërsa hetime të tjera lidhur me incidentin janë në proces nga njësitet kompetente.