Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje të re me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Kjo kontratë sipas të parit të MPB-së, Xhelal Sveçla do t’i hap rrugë shfrytëzimit të kompleksit të objekteve të ish-Remontit në Mitrovicën e Veriut, ku një objekt i këtij kompleksi do të bëhet qendër që do të ofrojë përkujdesje dhe strehim për viktimat e dhunës në familje.
Postimi i tij i plotë:
Me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq sot nënshkruam kontratën përmes së cilës i hapet rrugë për shfrytëzimit të kompleksit të objekteve të ish Remont në Mitrovicën e Veriut.
Si institucione të të gjitha niveleve nuk do të ndalemi në shtimin dhe avansimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim.