Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike deri në sekondat e fundit, Golden Eagle Ylli ka mundur Trepçën në udhëtim me rezultat 70:72 (19:18, 21:23, 10:14, 20:17), në xhiron e gjashtë të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte i barabartë, me vendasit që krijuan epërsinë më të lartë, 19:14, por katër pikë radhazi nga mysafirët bënë që kjo pjesë të përfundojë 19:18. Therandasit vazhduan me lojë të mirë dhe rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, ku më e larta ishte tetë pikë, 27:35, por më pas sërish u zhvillua një lojë e barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 40:41.
Te Trepça u dalluan Andrew Gordon me 19 pikë e 13 kërcime, Erjon Kastrati me 12 pikë e shtatë asistime dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Henrik Sirko me 14 pikë, Jay Threatt me 19 pikë dhe Malcolm Armstead me 16 pikë.
Mitrovicasit kanë katër fitore e dy humbje, kurse therandasit dy fitore e katër humbje.