Kolektivi Feminist për 8 mars në Ditën e Gruas ka organizuar marshin me moton “Marshojmë, s’festojmë”.
Përfaqësuese të shoqërisë civile dhe gra të tjera janë mbledhur në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe më pas kanë vazhduar marshin në rrugët “Garbialdi”, “Luan Haradinaj”, “UÇK”, për të përfunduar në Sheshin “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Kosovës
Të njëjtën e kanë bërë edhe para ndërtesë së Qeverisë, ku të pranishëm janë duke qëndruar një numër i madh i forcave policore.
Ndryshe, sot shënohet 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.
Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje. /KosovaPress