Seanca e Kuvendit ka shkuar në pauzë deri në orën 16:30 në mungesë të kuorumit për votim të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin - efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Ani se nuk u hodh në votim, për këtë projektligj shprehën përkrahje të gjitha partitë opozita dhe pozita.
“Ky projekt synon të ndihmoj apo të mbështes komunën e Prizrenit në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 100 objekte komunale duke përfshirë kopshte, shkolla e objekte shëndetësore. Masat e propozuara për efiçiencës e energjisë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimeve të sistemit të ngrohjes izolimit termik të ndërtesave....Projekti kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro prej të cilave BERZH ofron 1 milionë euro grant investimi dhe 315 mijë grant teknik për të ndihmuar në realizimin e disa prej elementeve të projektit kurse pjesa tjetër prej 5 milionë euro është kredi nga BERZH me normë të tarifës së zotimit në vlerë prej 0.5% në vit ndërsa normë interesi 1%”, theksoi ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se këto marrëveshje i përkrahin si parti jo pse marrëveshja është për një komunë që qeveriset nga një parti opozitare, por për shkak të rëndësisë për qytetarët.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri shprehi mbështetjen për këtë marrëveshje.
“Nëse ka kushte të mjaftueshme dhe nëse jemi 2/3 prezent nuk kemi pse të presim dhe hyjmë në votim”,tha Tahiri.
“Ne e përkrahim një marrëveshje të tillë dhe shpresojmë në implementim të shpejt të saj”, tha ai.
E shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila propozoi që këto marrëveshje të mos hidhet në votim sot, por të shtyhen për ndonjë seancë tjetër.
E shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nuk u pajtua me propozimin e Kusari-Lilës.
“Kjo çka e propozoi Kusari me gjithë respektin vetëm po i kontribuon një kaosi parlamentar...nuk ka kurrfarë arsye që kjo të kushtëzohet tash të hyjnë edhe ato tjera nuk duhet me u pa Kosova si hartë elektorale kush kënd e qeverisë cili qytet”, tha ai.
“Nëse Kuvendi i ka 80 deputetë në sallë është i obliguar me hedh në votim nëse nuk ka kuorum nuk ka kuorum kur ka kuorum votohen, por nëse rrethanat janë dhe ka kuorum duhet me u hedh pikat të gjitha me radhë...Por jo me thënë po presim derisa të bëhen 80 vota për sepse pastaj është imponim dhe formë e shantazhit dhe mendoj se nuk duhet me u ndërtua si formë në Kuvend “, u shpreh ai. /B.Ibishi/