Në katër komunat veriore votuan 1567 qytetarë
Lexohet për: 2 min.
96121623940235
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore kanë votuar 1557 qytetarë nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.  Kjo u bë e ditur në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në prezantimin e të dhënave, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tregoi në detaje numrin e votuese për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai tha se i tërë procesi zgjedhor gjatë të dielës është zhvilluar pa ndonjë problem.

“Procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë problem. Të gjitha qendrat e votimit ku është zhvilluar procesi i votimit janë mbyllur. Aktualisht anëtarët e këshillave në këto qendra janë duke bërë numrin e fletëvotimeve. Ju njoftojmë se në ditën e sotme numri i qytetarëve që kanë votuar është si në vijim: Në Leposaviq kemi 141 votues, apo 1.06 për qind, në Zubin Potok kemi 385 votues apo 5.78 për qind, në Zveçan kemi 204 votues apo 2.92 për qind, në Mitrovicën e Veriut 837 votues apo 4.62 për qind”, tha ai.

Derisa ka potencuar se KQZ-ja ka ofruar mundësinë dhe kushtet për secilin qytetarë me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se rezultatet preliminare do të dalin gjatë orëve në vijim./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025