Në Itali fajësojnë gjyqtarin për fitoren e Akilit ndaj Lombardos
Akil Gjakova ka kaluar në gjymsëfinale të Lojërave Olimpike dhe do të luftojë për medalje. Xhudisti kosovar në çerekfinale triumfoi ndaj italianit Mnauel Lombardo, derisa para tij i fitoi edhe dy luftëra me Ippon.
Por, fitoren e Akilit po e cilëosjnë të padrejtë në Itali me disa media atje që akuzojnë gjyqtarin hungarez Gosdtonyi se e ka penalizuar Lombardon.
“Manuel Lombardo u përjashtua nga finalja e Olimpiadës së Parisit për shkak të një vendimi të arbitrit që ishte i dyshimë Ka qenë një ditë e hidhur për Manuel Lombardon i cili humbi luftën në çerekfinale ndaj kosovarit Akil Gjakova. Italiani pësoi humbjen e tij për shkak të tre shidove (sanksione për shkelje të vogla) të shkaktuara nga gjyqtari
hungarez Gosdtonyi i cili e sanksionoi italianin me pikën e artë për një sulm të rremë që ndodhi minutën 1'13" në kohën shtesë”, shkruan gazeta Corriere dello Sport.
Gjithsesi, në gjysmëfinale Akili do të ballafaqohet me xhudistin Hidayat HEYDAROV nga Azerbajxhani.