Në fundjavë fillon gara në Superligën e hendbollistëve
Lexohet për: 1 min.
henboll meshkujt
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është xhiroja e parë e pjesës së dytë të kampionatit, përkatësisht për këtë vit.

Shumica e klubeve kanë bërë hapa gjigantë sa i takon organizimit dhe kështu me të drejtë pritet garë e fortë e interesante. Pritet që në Superligë të zhvillohet gara më e fortë për pozitat e para në vitet e fundit.

Faza përgatitore e skuadrave, ndeshjet miqësore, organizimi, lojtarët e angazhuar, numri i konsiderueshëm i lojtarëve të huaj, janë shenja pozitive në prag të vazhdimit të kampionatit.

Kanë mbetur të zhvillohen edhe katër xhiro e më pas Superliga ndahet në Superligën A dhe në Superligën B. Në Superligën A gjashtë skuadrat e para luftojnë për titull të kampionit.Që në fundjavë na presin ndeshje të forta e interesante.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025