Në fjalimin debutues, kryeministrja e Italisë vë në shënjestër varkat e emigrantëve
Lexohet për: 1 min.
ITALY-POLITICS-GOVERNMENT
2 vite më parë
Linku u kopjua

Udhëheqësja e re e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj të parë para deputetëve si kryeministre, ka theksuar synimin e saj për të ndaluar anijet me emigrantë që kalojnë Mesdheun.

"Ne duhet të ndalojmë nisjet e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore", tha ajo, duke përsëritur premtimin që ka bërë gjatë fushatës për të ndaluar anijet që shkojnë në Itali nga Afrika e Veriut.

"Ne nuk synojmë në asnjë mënyrë të vëmë në dyshim të drejtën e azilit për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimet. Gjithçka që duam të bëjmë në lidhje me emigracionin është të ndalojmë trafikantët e njerëzve", tha Meloni.

Për vite me radhë Italia ka qenë qendër për emigrantët që shkojnë drejt Evropës. Më shumë se 77,000 emigrantë kanë hyrë këtë vit në Itali përmes kalimeve shumë të rrezikshëm, duke ushtruar presion mbi komunitetet lokale, shkruan BBC.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025