Në Ditën Ndërkombëtarë të Pyjeve në Parkun Nacional “Blinaja”, u mblodhën përfaqësues të lartë shtetëror dhe ndërkombëtar të cilët bënë thirrje për mbrojtje të pyjeve nga shkatërrimi dhe veçanërisht u tha se duhet të luftohet prerja ilegale e pyjeve dhe hedhja e mbeturinave.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se parku nacional si “Blinaja”, është arsyeja që duhet mobilizim institucional por edhe shoqërore për ruajtjen e pyjeve në vendin tonë.
E për këtë ajo kërkoi reagim shoqëror dhe institucional.
“Pyjet tona përbëjnë 41% të territorit të gjithë vendit në bazë të një hulumtimi të pavarur të realizuar vjet bazuar në imazhet satelitore të 20 viteve të fundit ne kuptojmë se i kem humbur 7 mijë e 618 hektar pyje, sipas po të njëjtit hulumtim kjo është e barabartë me humbjen e një fushe e gjysmë futbolli e hapësira pyjore çdo ditë që nga viti 2000. Një situatë e tillë është tejet shqetësuese dhe e dhimbshme, prerjet e paligjshme dhe së bashku me zjarret dhe keqmenaxhimi u pyjeve kanë qenë ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në këtë drejtim…..03’41 Të flas për nivelin e mbeturinave në pyje dua të potencoj që kjo praktikë duhet të ndalohet menjëherë nuk mund ta shijojmë natyrën, pyjet dhe bukuritë dhe të marrim më të mirën e tyre e të lëmë në anën tjetër pas mbeturinat në këmbim. Pamje të hapësirave të ngulfatur nga mbeturinat i hasim në çdo ecje dhe dalje në natyrë kjo është e pafalshme prandaj apeloj tek individët dhe të gjitha institucionet për punë sistematike në këtë drejtim dhe për një vetëdijesim dhe përgjegjësi të lartë“, theksoi Osmani.
Ai tha se krahas hartimit të strategjinë nacionale për pyje 2022-2030, tashmë në Qeveri ka kaluar edhe Ligji për Pyjet e Kosovës.
“Sot shënojmë këtë ditë me sukses të shumta sepse deri tani kemi krijuar politika të duhura në të mirë të ruajtjes së pyjeve si pasuri kombëtare e Kosovës. Që nga marrja e drejtimit të ministrisë të Bujqësisë kemi arritur që ta hartojmë strategjinë nacionale për pyjet 2022-2030 e cila adreson politikat kryesore dhe paraqet qartë vizionin se cilët do jenë hapat institucional në 10 vjeçarinë e ardhshëm. Kemi avancuar legjislacionin duke miratuar në Qeveri Ligjin për Pyjet e Kosovës jemi në proces të hartimit të udhëzimit administrativ që rregullojnë çështjet e mbrojtjes së pyjeve dhe shfrytëzimin e ligjshëm të masës drurose”, tha ai.
Szunyog u tha se tashmë BE ka ndarë fonde për Kosovën për të mbështetur aspektin ligjor por edhe menaxhimit më të mirë të pyjeve.
Shefi i Zyrës së BE-së e ka përshëndetur edhe miratimin e Ligjit të Pyjeve, për çka tha se institucionet e Kosovës kanë treguar përkushtimin për të punuar në sektorin e pylltarisë.
Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark u shpreh se prerja ilegale në Kosovë duhet të luftohet sa më shpejt.
Ëigemark theksoi se sot për Agjencinë për Mbrojtje të Pyjeve kanë dhënë një donacion.
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u shpreh se parku nacional “Blinaja”, është rezervati i vetëm në Kosovë ku kultivohen dhe ruhen shtazët e ndryshme të egra.
Sipas tij, vëmendja karshi kësaj pasurie nuk ka qenë e madhe ndër vite, prandaj kërkoi më shumë përkushtim për këtë park. Kryetari i Lipjanit madje kërkoi që të lejohen edhe vizitat e qytetarëve në një ditë të javës.
Në këtë aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve morën pjesë edhe përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny dhe përfaqësues të tjerë nga FAO.
E në shënim të kësaj dite u mundësua edhe bashkëbisedim me disa nxënës të një shkolle të komunës së Lipjanit. /B.Ibishi/