Në botën e pikturave të Frida Kahlo
Lexohet për: 2 min.
frida-e1490835508974
1 vit më parë
Linku u kopjua

Argjentinasit hynë në botën e artistes, Frida Kahlo për një përvojë gjithëpërfshirëse arti që lejon artëdashësit të hedhin një vështrim më të afërt në jetën dhe veprat më ikonike të piktorëve. Plot projeksione të ndritshme dhe shumëngjyrëshe që sjellin në jetë artin e veprës së Kahlo-s, të pranishmit në Buenos Aires janë të rrethuar nga pikturat e famshme të Kahlo-s si ‘Two Fridas’, ‘Me and My Parrots’ dhe  ‘Diego on my mind’.

Instalacioni i artit dixhital që përshkruan  jetën e Kahlo-s do të qëndrojë në kryeqytetin e Argjentinas  deri në mars. Frida Kahlo filloi të pikturonte si adoleshente ndërsa po shërohej nga një përplasje e tmerrshme me tramvaj në vitin 1925.

Aksidenti dhe një trashëgimi e poliomielitit në fëmijëri e lanë atë në dhimbje të vazhdueshme fizike dhe të paaftë për të pasur fëmijë. Duke e konsideruar pikturën si një mjet të vetë-shprehjes, vuajtja e Kahlo-s përshkruhet në veprat e saj shumë të papërpunuara.Edhe pse arti i saj nuk mori shumë njohje gjatë jetës, ajo ka thyer rekorde ankandesh. Në vitin 2016, piktura e saj “Two Nudes In A Forest” u shit për mbi 8 milionë dollarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024