Në Berlin protestohet kundër Putin dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Më shumë se një mijë persona protestuan sot në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, kundër presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe pushtimit ushtarak rus të Ukrainës në të cilin është bashkëngjitur edhe Koreja e Veriut.
Midis protestuesve ishin shumë anëtarë të opozitës në mërgim të Rusisë, duke përfshirë aktivisten e të drejtave të njeriut Yulia Navalna, e veja e liderit të opozitës ruse dhe kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, si dhe ish-të burgosurit politikë rusë, Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza.
Marshimi, i cili filloi nga sheshi Potsdamer në bulevardin Unter den Linden në qendër të qytetit, u quajt "Jo Putin-it. Jo luftës në Ukrainë. Liri për të burgosurit politikë".
Me mbështetjen e Perëndimit, Ukraina i ka rezistuar një pushtimi gjithëpërfshirës rus për më shumë se dy vjet e gjysmë.
Jashin dhe Kara-Murza u dënuan me burgime të gjata në Rusi për qëndrimin e tyre kundër luftës, nga ku më vonë u deportuan si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me fuqitë perëndimore në gusht. Në shkurt, Navalny vdiq në një kamp burgu rus në rrethana të pashpjegueshme.