Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari i shquar Nazmi Llapashtica
Lexohet për: 1 min.
dfwqfdwq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta e veprimtarit atdhetar, të burgosurit politik dhe luftëtarit të lirisë Nazmi Llapashtica, të shtunën më 28 tetor në fshatin Dyz do të mbahen homazhe dhe një takim përkujtimor.

Homazhet do të mbahen duke filluar nga ora 12:00, ndërsa pas homazheve në shtëpinë e familjes Llapashtica (bazë e LPK-UÇK-së) në Dyz do të organizohet një takim përkujtimor me bashkëveprimtarët, njofton Shoqëria Lëvizja dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica u lind në Dyz të Podujevës më 02.11.1947. Ai i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga ish-regjimi për veprimtarinë e tyre kombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024