Ndryshimi i ligjit për skemat pensionale, SBASHK kërkon mbështetjen e deputetëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Sbashku
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas dorëzimit të peticionit me mbi 30 mijë nënshkrime nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale, kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se kanë zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas këtij takimi, Jasharaj ka deklaruar se Konjufca u premtoi se brenda kompetencave të veta do te angazhohet që kjo nismë me kohë të shkojë në organet gjegjëse.

Jasharaj derisa ka theksuar sfidat që synojnë të paraqesin, ka kërkuar që e njëjta nismë të merret parasysh nga të gjithë, pasi siç tha ai, po e bëjnë për të mirën e një shtrese që është e ndjeshme dhe ka nevojën më të madhe nga shteti.

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe ato pasuese deri kur ka filluar së funksionari Trusti Pensional i Kosovës, të njihen si kontributdhenëse, dhe jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024