Ndotja me grimca të imta shkaktoi vdekjen e 253.000 njerëzve në BE më 2021
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndotja e ajrit nga grimcat e imëta shkaktoi vdekjen e 253.000 njerëzve në Bashkimin Evropian në vitin 2021, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) të publikuar sot.

“Të paktën 253.000 vdekje në BE në vitin 2021 mund t'i atribuohen ekspozimit ndaj ndotjes së grimcave të imëta, siç rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),” tha EEA në një deklaratë.

Dita Botërore e Mjedisit - KosovaPress

Kjo shifër është më e lartë se në vitin 2020, kur grimcat e imëta shkaktuan vdekjen e parakohshme të 238.000 njerëzve.

Rritja shpjegohet me ekspozimin më të madh ndaj ndotjes dhe një rritje të lehtë të vdekshmërisë kryesisht për shkak të Covid-19, sipas EEA.

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë - KosovaPress

Tendenca, megjithatë, mbetet përgjithësisht pozitive kur shikohet një periudhë më e gjatë, sepse nga viti 2005 deri në vitin 2021, numri i vdekjeve të parakohshme për shkak të grimcave të imëta u ul me 41 për qind, thekson hulumtimi.

Me gjithë "progresin e madh" në vitet e fundit, "ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin tonë është ende shumë i madh," tha në një deklaratë drejtoresha Ekzekutive e EEA Leena Yla-Mononen.

EEA ka paralajmëruar se ndotja e ajrit mbetet kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e evropianëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024