Ndodh edhe kjo, gazetarët sulmojnë trajnerin (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një episod fatkeq ka ndodhur në Kupën e Azisë. Jordania eliminoi Irakun me një gol të diskutueshëm në kohën shtesë.

Por, episodi fatkeq ndodhi në konferencën për media pas ndeshjes ku disa gazetarë që ndiqnin kombëtaren e Irakut u përpoqën të sulmonin trajnerin Jesus Casas duke e akuzuar atë për mungesë përqendrimi ndaj ndeshjes.

Situata ishte aq serioze sa njerëzit e sigurisë u detyruan të ndërhynin për të shmangur ndonjë përplasje fizike. /KP/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024