Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, Psaki: Amerika është me boshnjakët dhe kosovarët
Lexohet për: 2 min.
Jen Psaki
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Amerika është “absolutisht” me Kosovë dhe Bosnjën. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, kur është pyetur nëse mund t’i sigurojë Bosnjën dhe Kosovën se Amerika është krah këtyre shteteve, kur dihet se tashmë Rusia dhe Kina po synon ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë për media, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, është pyetur për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që ju bë Psakit.

“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi dërgoni atë drejtpërdrejt”, tha ajo në përgjigje.

Ndërkohë, mbështetjen për këto dy shtete e garantoi ditë më parë edhe një lider perëndimor. Kancelari austriak, Karl Nehammer, në konferencën e tij për media në Prishtinë, tha se në rast të ndonjë cenimi të mundshëm të sigurisë, “Kosova dhe Bosnja e Hercegovina duhet ta dinë që s’janë vetëm”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025