Ndeshja Ulpiana-Vllaznia po hetohet nga prokuroria
Lexohet për: 2 min.
superliga-futboll
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbolli kosovar së fundi pësoi një tronditje të madhe për shkak të dyshimeve që u ngritën për kurdisje në ndeshjet e Ligës së Parë në Grupin B ndërmjet Ulpianës dhe Vllaznisë.

Pas shqyrtimit të ndeshjes dhe rishikimit të saj përmes xhirimeve, Komisioni i i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës mori vendim për anulimin e saj. Në vendim thuhet se është konstatuar se ndeshja në fjalë është e kurdisur.

Pas vendimit të FFK-së, kjo çështja ka kaluar edhe në duart e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive në kuadër të Ministrisë së Sportit dhe nga burimet brenda këtij këshilli, KosovaPrees mëson se me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria Tehelore në Prishtinë.

Kundër këtyre pretendimeve për kurdisje ka reaguar edhe Presidenti i Klubit të Futbollit Ulpiana i cili duke folur për KosovaPress ka thënë se ai është në gjendje të garantojë që nuk ka pasur kurdisje të rezultatit në ndeshje kundër Vllaznisë.

“I është njollosur Ulpianës emri dhe është diçka shumë e çuditshme, i janë gjuajtur vetëm Ulpianës, nuk po mundem ta kuptoj, kjo Ulpianë është duke bërë shumë për futbollin...Ne ankesën do ta bëjmë, do të shkojmë deri ën fund, unë jam i hapur edhe për prokurorinë 24 orë, jam në gjendje t’i përgjigjem çdonjërit që më thërret dhe më merr në pyetje për këtë punë sepse unë jam kryetar këtu dhe unë e di këtu çfarë bëhet dhe unë vendosi këtu. Unë garantoj që nuk ka pasur ndeshje të kurdisur”, theksoi Gashi.

Ndryshe, në renditjen aktuale të Ligës së Parë, Ulpiana është në vendin e katër me 37 pikë, kurse Vllaznia e nënta me 14 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024