Ndeshja me Çekinë, Broja e Gjasula paraqesin probleme për Sylvinhon
Lexohet për: 1 min.
8-Shqetesim Shqiperia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë po vazhdon me stërvitje para ndeshjes së radhës në Euro 2024 kundër Republikës së Çekisë dhe miqësores me Bullgarinë.

Vëmendja momentalisht është te dueli tejet interesant me Çekinë, ku një fitore në “Air Albania” dhe “kuqezinjtë” do të jenë më afër se kurrë Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

Trajneri Sylvinho ka udhëhequr stërvitjen sot, ku pothuajse ka pasur të gjithë grupin në dispozicion.

Por, siç bëhet e ditur nga mediat shqiptare, dy lojtarë kanë paraqitur probleme për Sylvinhon.

Thuhet se Klaur Gjasula ka pasur një infeksion dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm ndaj Çekisë.

Ndërkaq, thuhet se në stërvitje ka munguar edhe ylli i Chelseat, Armando Broja, i cili ka pasur shqetësim në gjurin e operuar dhe është preferuar që të mos rrezikohet.

Po ashtu, në seancën stërvitore të sotme ka munguar edhe Keidi Bare, që po vazhdon të ketë probleme fizike dhe është pushuar sot.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024