Ndeshja e fundit e karrierës në “Anfield”, Firmino: Do të qaj sot 100%
Lexohet për: 2 min.
2-Firmino
1 vit më parë
Linku u kopjua

Roberto Firmino është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme të Liverpoolit kundër Aston Villas, ku njëkohësisht kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e yllit brazilian në “Anfield Road”.

Liverpooli e ka bërë zyrtare se Firmino do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, së bashku me treshen e mesfushës, James Milner, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain, raporton KosovaPress.

Trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Firmino është rikthyer nga lëndimi, dhe do të marr pjesë në ndeshjen e sotme ndaj Aston Villas, por ende nuk dihet nëse do të jetë titullar apo rezervisht.

Para ndeshjes, Firmino ka folur për ditën e sotme që shënon fundin e një epoke në “Anfield”, duke thënë se do të qaj 100%.

"Do më mungojnë tifozët, qyteti dhe bashkëlojtarët. Do të qaj sot 100%. Ditë emocionale për mua dhe familjen time. Cikli këtu ka përfunduar dhe e kuptoj se është koha të largohem. Jam krenar për historinë që kemi krijuar sëbashku. Dua të njihem për zemrën dhe zemërgjerësinë time", tha Firmino.

Që prej se u transferua te Liverpooli nga Hoffenheimi në verën e vitit 2015, Firmino ka arritur të bëjë 360 paraqitje për Liverpoolin, duke regjistruar 109 gola dhe 79 asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025