Ndërron jetë këmbësorja që u godit në aksidentin në Rogovë të Hasit
Lexohet për: 2 min.
img_1090
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas një aksidenti trafiku që ndodhi mesditën e sotme në Fshatin Rogovë, më saktësisht në rrugën Gjakovë – Prizren ka humbur jetën njëra nga personat e aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar 7 persona, dy prej tyre kishin pësuar lëndime të rënda, dhe ishin dërguar në QKUK.

Plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur t’ ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat (R.G - 2005) e cila ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar zëdhënësi i  Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër).

Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.”, ka thënë Elezaj.

https://kosovapress.com/aksident-trafiku-ne-rogove-te-hasit-veturat-perplasen-me-njera-tjetren/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024