Ndërroi jetë intelektuali dhe inxhinieri i hidroteknikës, Galip Hoda
Lexohet për: 2 min.
317752925_626859825896086_6252753694815486771_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare intelektuali prizrenas, inxhinieri i hidroteknikës, Galip Hoda.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 7 dhjetor 2022 në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Pritjet për ngushëllime do të organizohen në Hotelin "Theranda’ në Prizren nga dita e enjte deri të shtunën, më 10 dhjetor. 

Inxhinieri Galip Hoda është lindur në vitin 1943 në Prizren. Studimet universitare i ka përfunduar në vitin 1966 në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Beogradit.  Gjatë viteve 1969-1974  Galip Hoda ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i komisionit kushtetues.

Inxhinieri i shquar prizrenas, Galip Hoda gjatë veprimtarisë së tij profesionale në shërbim të Kosovës ka qenë pjesëmarrës i shumë projekteve të rëndësishme të vendit, siç ishin projekti i Liqenit të  Radoniqit, projekti i Hidrocentralit të Fierzës dhe projektet tjera.

Gjatë viteve 70-80, Galip Hoda ka qenë Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizrenit, ndërsa në periudhën e pas çlirimit të Kosovës, ka shërbyer edhe si  anëtar i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

Inxhinieri i Hidroteknikës, Galip Hoda me dijen dhe përvojën e tij shumëvjeçare në sektorin e ujërave, në cilësinë e bashkëpunëtorit profesional kishte kontribuar përmes shumë projekteve edhe në kuadër të UNDP-së, CDF, GTZ, IRC dhe shumë organizatave tjera ndërkombëtare.

Galip Hoda ka qenë përkrahës i madh i sportit prizrenas. Gjatë viteve 70 ka qenë anëtar i Klubit Futbollistik "Liria", ndërsa nga viti 1990 deri në vitin 1999 ka shërbyer si sekretar gjeneral i klubit.

I ndjeri ka qenë humanist dhe aktivist i madh. Gjatë viteve 90 ishte shquar për kontributin e tij të dalluar në kuadër të Lëvizjes gjithëpopullore për çlirimin e Kosovës.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025