Ndërpritet greva e minatorëve në “Trepçë”, kjo është marrëveshja e arritur
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i sindikatës së minatorëve të “Trepçës” në Stantërg, Ibrahim Januzi ka konfirmuar për KosovaPress se është ndalur greva e minatorëve pas një marrëveshje me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje.  

Sipas Januzit nëse nuk përmbushen kërkesat, protestat dhe grevat do të vazhdojnë. Ai ka treguar për kushtet të cilat i kanë pranuar për ndërprerejn e grevës, pas një  takimi me kryeshefin e "Trepçës", Bashkim Kurti.

"Minatorët në ndërrimin e parë rreth 2 orë kanë protestuar për mos realizmin e pagës, mirëpo pas ftesës së kryeshefit për të ardhur për të dhënë sqarime dhe informata të hollësishme, është arritur  të dakordohen mes minatorëve dhe kryeshefi. 40 për qind e pagës veçse është realizuar edhe 30 për qind, del sot eventualisht nesër dhe deri në javën e ardhshme të përmbyllen të gjitha obligimet ndaj minatorëve", ka thënë ai.

Ndërrimi i parë i minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” kanë bojkotuar punën të enjten për shkak që ende nuk i kanë marrë pagat e plota.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024