Nderohen 23 viktimat e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

25 vjet më parë, forcat okupatore serbe grumbulluan rreth 80 shqiptarë në shtëpinë e Mustafë Sahitit në Lagjen e Boshnjakëve, ku i keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 prej tyre. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, familjarë të të rënëve, deputetë e qytetarë, sot u mblodhën në shtëpinë përkujtimore për të shënuar këtë ditë dhe për të nderuar sakrificën e 23 të rënëve për lirinë e çlirimin e vendit. “I përulemi sakrificës së të rënëve për lirinë që e gëzojmë ndërsa si institucione të Republikës së Kosovës po angazhohemi çdo ditë në zbardhjen e krimeve që Serbia kreu në Kosovë dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë,”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024