Nderim Mustafa premton angazhim për fuqizimin e investimeve të diasporës në Kosovë
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nderim Mustafa premton angazhim për fuqizimin e investimeve të diasporës në Kosovë
Nderim Mustafa 31
02/06/2026 - 13:55
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Nderim Mustafa, ka shprehur zotimin e tij për të punuar në forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe diasporës shqiptare.

Në një postim në Facebook, Mustafa tha se e konsideron nder të madh shërbimin ndaj rajonit të Anamoravës, Kosovës dhe mërgatës, duke theksuar përvojën e tij si afarist i formuar mes Kosovës dhe Zvicrës.

Sipas tij, një nga prioritetet kryesore do të jetë krijimi i mundësive për të sjellë më shumë potencial investues nga diaspora në Kosovë, si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendit dhe komunitetit shqiptar jashtë atdheut.

Mustafa u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin me votë në zgjedhjet e ardhshme, duke premtuar se besimin e marrë do ta kthejë me punë, përkushtim dhe angazhim në shërbim të qytetarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026