Gjatë zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarë komunash në disa komuna të Serbisë, janë raportuar parregullsi dhe tensione në terren.
Sipas burimeve jozyrtare, në rreth 10 komuna ku po mbahen zgjedhjet, është vërejtur prania e serbëve nga Kosova. Sipas disa videove që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se disa prej tyre kanë qenë të maskuar dhe janë përfshirë në kërcënime apo incidente ndaj votuesve, duke ngritur shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor.
?Bajina Bašta
— Shonetin (@kaonikotinn) March 29, 2026
Nalet maskiranih na građane! pic.twitter.com/7wfJNhpSNt
Druuuuuye, el ovo penkalo izvadio? https://t.co/gBvQnoWDO3 pic.twitter.com/greAQEDYID
— Ч. ?? (@CaslavMicovic) March 29, 2026
KosovaPress, duke u thirrur në burime të veta, mëngjesin e sotëm ka raportuar se presidenti serb, Aleksandar Vuciq ka aktivizuar Radojciqin dhe rrjetin e tij, për të manipuluar procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale në Serbi.