Ndarja nga jeta e Papa Benediktit XVI, Begaj: Vlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri, do të mbetet në kujtesën tonë
Lexohet për: 1 min.
begaj
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë një vizite- homazh në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Benediktin XVI, i cili më 31 dhjetor, në moshën 95-vjeçare, ndërroi jetë.

Begaj, në mesazhin e tij që shkroi në librin e hapur nga ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë, ka nënvizuar se “vlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë “.

 “Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin. Vlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë. U prehtë në paqen e përjetshme”, shkruan presidenti Begaj, në faqen e tij sociale, Facebook.

 /rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025