Ndalohet një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazetari
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohet një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazetari
24/04/2026 - 17:26
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me aktvendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar një person me inicialet H.H., për  një periudhë prej 48 orësh orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari H.H., ka kanosur gazetarin S.M., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur aktakuzë, së bashku me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së plotë për gazetarët dhe në respektimin e lirisë së shprehjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026