Ndalohet kontrabanda me cigare nga Serbia, vlera me mijëra euro
Siguri
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë shtuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Sipas Policisë, sot në fshatin Smirë-Viti, policia ka identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari A. S., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderolla të Kosovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro. I dyshuari së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në komunikatë.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
46
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024