Ndalohet 48 orë personi që vrau babanë e tij nga pakujdesia në bjeshkët e Deçanit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohet 48 orë personi që vrau babanë e tij nga pakujdesia në bjeshkët e Deçanit
Prokuroria-pejeeee
23/07/2026 - 18:33
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar për 48 orë një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e një personi (babait të tij) nga pakujdesia me armë zjarri në bjeshkët e Komunës së Deçanit.

"I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale 'Vrasja nga pakujdesia' dhe 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve', sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton KosovaPress.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Po ashtu, njoftohet në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekspertë të balistikës për ekzaminimet e nevojshme, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale është sekuestruar.

Prokuroria shton se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026