Autoritetet turke ndaluan përkohësisht të gjitha fluturimet në aeroportin e Stambollit të hënën për shkak të reshjeve të dendura të borës në qytet, i cili u mbulua me të bardha, ndërsa moti i dimrit pengoi transportin në të gjithë vendin.
Reshjet e dendura të borës ndaluan disa nga shërbimet e trageteve të Stambollit, mbyllën disa rrugë dhe shkaktuan probleme dukshmërie për drejtuesit e mjeteve.
Shumë pjesë të Turqisë janë goditur me reshje të mëdha dëbore që nga java e kaluar, e cila përkoi me pushimet dimërore në shumicën e shkollave.
Kompania ajrore turke, Turkish Airlines (THYAO.IS) tha se kishte anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Stambollit deri të martën 0100 GMT për të garantuar "sigurinë e udhëtimit dhe për pasagjerët tanë" dhe për të parandaluar bllokimin e tyre në aeroporte, përcjell Reuters.
Automjetet që mbërrijnë nga perëndimi i qytetit nuk do të lejohen të hyjnë në provincë, ndërsa nisjet nga terminalet më të mëdhenj të autobusëve të Stambollit u ndaluan deri të martën në orën 05:00 GMT, shtoi ai.