Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare me Serbinë, kjo pas ndalimit të vizitës së patriarkut serb Porferije.
Në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i BE-së tha se “Kosova ka injoruar në mënyrë flagrante rëndësinë që Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të ketë për një pjesë të qytetarëve të Kosovës”.
Ndërkaq, duke folur për takimin e nesërm në Bruksel ku do të takohen kyenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë, Stano tha se do të tentohet të gjendet një zgjidhje për këtë temë.
Për çështjen e dinarit palët janë takuar pesë herë të tjera në Bruksel, mirëpo kanë dështuar të arrihet një ujdi kompromisi.