Selimi: Si komandant zone nuk e kam ditur si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm
Lajme
Lexohet për: 3 min.
selimi-120225
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sylejman Selimi ka vazhduar dëshminë për të tretën ditë me radhë në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Selimi të mërkurën tha në gjykatore se nuk e ka ditur si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm - në kohën sa ai ka qenë komandant për zonën e Drenicës.

Gjatë ditës ai është marrë në pyetje nga mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Rodney Dixon.

Pjesë nga seanca:

Dixon: A është e saktë, flasim për vitin 1998, a është e vërtetë që ju nuk e dinit si funksiononte Shtabi i Përgjithshëm brenda për brenda, ju e dinit në zonën tuaj por nuk e dinit çfarë ndodhte brenda Shtabit të Përgjithshëm, saktë?

Selimi: Nuk e kam ditur si ndodhi dhe si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm.

Dixon: Kur ju personalisht u bëtë komandant i përgjithshëm në Shtabin e Përgjithshëm, filluat të mësonit diçka më shumë apo jo?

Selimi: Po, e saktë.

Dixon: A është e vërtetë, sepse kemi parë disa nga mbledhjet që keni mbajtur që ndonjëherë personat vinin në mbledhje, herë  të tjera nuk vinin, saktë?

Selimi: Mund të them e saktë.

Disxon: A mund të themi se ky ishte takim rastësor, ndonjëherë personat ishin të pranishëm, ndonjëherë personat nuk ishin të pranishëm, nuk është se Shtabi i Përgjithshëm ishte gjatë gjithë kohës në të gjitha mbledhjet dhe nuk komunikonin gjatë gjithë kohës me njëri tjetrin, ishte diçka rastësore, sporadike më saktë?

Selimi: Po.

Dixon: A është e vërtetë pra që nuk kishte SHIK në atë kohë, SHIK-u u krijua më vonë 1999 por më 1998 nuk ekzistonte SHIK-u, e lere më të operonte në zonën tuaj, nuk ekzistonte fare apo jo?

Selimi: Po

Selimi është dëshmitari i 121 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. ZPS-ja i ngarkon ata me vepra që lidhen me krime të pretenduara të luftës.

Thaçi, Veseli, Kransiqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor ku prej nëntorit të vitit 2020 ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025