Sot, rreth orës 09:30 është ndalur furnizimi me enegji elektrike në lagjen Akatash, përkatsisht në rrugën “Lord Bajron”. Zyrtarë nga kompania KEDS thonë për KosovaPress se furnizimi me energji eleltrike në këtë lagje, përkatsisht në rrugën “Lord Bajron”, është ndalur si rrjedhojë e punimeve të planifikuara.
Kështu, sipas kësaj kompanie, furnizim me energji elektrike nuk do të ketë deri në orën 15:30.
“Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 16.05.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik në disa rajone. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Vendet: Rr. Adrian Krasniqi, rr. Rexhep Mala, rr. Ali Pashë Gucia, rr. Ali Pashë Tepelena, Ukë Bytyqi, Lord Bajroni, Lagjja e Muhaxherëve. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje e nënstacionit. Prishtinë, 1. Nga TS 110/20 [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet: Dalja 20 [kV] Dalja nr. 1 (kodi: 19000072) nga ora 09:30 deri në 15:30”, thuhet në njoftimin e KEDS. Furnizimi i rregullt me energji elektrike do rikthehet në orën 15:30”, thuhet në njoftimin e KEDS.