Ndahet nga jeta Mentor Salihi, i aksidentuar ditë më parë në Gjakovë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë si pasojë e një aksidenti të trafikut të ndodhur të ndodhur ditë më parë në Gjakovë.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur ditë më parë edhe Skofiar Gjini.

Me këtë rast ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të Dr. Mentor Salihu dhe Skofiar Gjini, punëtorë të QKMF-Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve.

“Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit.

Ndërkohë, edhe Komuna e Gjakovës ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Salihi dhe të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se paska ndërruar jetë mjeku i ri dr. Mentor Salihi, i cili u aksidentua ditë më parë gjatë kryerjes së detyrës së tij humane si mjek i urgjencës në Qendrën Kryesore Familjare në Gjakovë.

Humbja e tij e hershme është goditje e rëndë jo vetëm për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët, por për tërë komunën e Gjakovës. Komuna e Gjakovës shprehë ngushëllime të sinqerta për familjen Salihi dhe të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Ngushëllime ka shprehur edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Dr. Mentor Salihi, anëtar i OMK-së, doktor i mjekësisë, i punësuar në QKMF, në Gjakovë. Dr. Salihi kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin “Hasan Prishtina”, në vitin 2021. Detyra e mjekut si shpëtimtar jete, bëri që Dr. Salihi të ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar OMK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024