Navalny nga burgu thërret rusët për të kundërshtuar Putinin
Lexohet për: 1 min.
aaalex
2 vite më parë
Linku u kopjua

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse  Alexei Navalny u ka bërë thirrje qytetarëve rus që të fillojnë protesta masive kundër luftës në Ukrainë dhe presidentit të Rusisë Putin.

Në një seri postimesh në Tëitter ai ka bërë thirrje për demonstrata të përditshme në të gjithë Rusinë.

"Ne - Rusia - duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani," shkruan ai nga burgu i sigurisë së lart në lindje të Moskës.

Ai thotë se Putini është "qartësisht i çmendur".

“Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shohim lajme për njerëz që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara”, thotë ai. “Ne po shikojmë kërcënimet reale për të nisur një luftë bërthamore në televizorët tanë”, shkroi ai.

Agresioni rus sulmoi Ukrainën në mëngjesin e 24 shkurtit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025